TikTok adresa më e popullarizuar në botë

Është një kampion e re e internetit. TikTok ishte adresa më e popullarizuar në internet në botë në vitin 2021, sipas kompanisë së shërbimeve cloud Cloudflare.
Aplikacioni i videove sociale kapërceu Google dhe të gjitha aplikacionet për herë të parë në renditjen vjetore të Cloudflare.
TikTok u rendit i shtati në vitin 2020 pas Google, Facebook, Microsoft, Apple, Netflix dhe Amazon, por u hodh në krye mes asaj që mund të të konsiderohet një rritje e popullaritetit e nxitur nga Covid-19, transmeton rtv21.tv.
TikTok pretendon 1 miliard përdorues aktivë mujor në mbarë botën.
Nëse të dhënat e Cloudflare tregojnë diçka, është se TikTok është bërë një pjesë e kudondodhur e jetës së përditshme në mbarë botën./21Media

Back to top button