Tillerson: SHBA-ja mbështetë sovranitetin e Ukrainës
Sekretari amerikan i shtetit i telefonoi Presidentit të Ukrainës
Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, i ka telefonuar Presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, për të biseduar me të për vizitën që Tillersoni i bëri Moskës.
Tillerson në Moskë kishte deklaruar se Washingtoni është i interesuar për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë, por aksionet e Moskës në lindje të Ukrainës paraqesin pengesë për normalizimin e tyre, tha zëdhënësi i Stejt Departmentit, Mark Toner.
Ai shtoi se Tillerson gjatë bisedës me Poroshenkon ka ripërsëritur se Washingtoni mbështetë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe konfirmoi se sanksionet kundër Rusisë do të mbesin në fuqi, përderisa Moska të mos e rikthej Gadishullin e Krimesë nën kontrollin e Ukrainës.
Sekretari amerikan i shtetit gjithashtu ka nënvizuar edhe rëndësi e përparimit të Ukrainës në rrugën e reformave dhe në luftën kundër korrupsionit./21Media