Tillerson: Trump kërkon rindërtimin e marrëdhënieve me Moskën

Trump përgënjeshtron bashkëpunimin me Moskën

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson theksoi se presidenti amerikan, Donald Trump i kishte kërkuar të injoronte problemet me Washingtonin dhe të përpiqej për të rindërtuar marrëdhëniet me Rusinë.

Ish-kreu i FBI, James Comey, do të dorëzojë të enjten në Kongres versionin e tij, potencialisht shpërthyes, për çështjen ruse që ka irrituar presidencën amerikane.

Gjatë një vizite në Zelandën e Re, gazetarët e kanë pyetur Tillerson nëse mendonte se administrata e presidentit amerikan, Trump do të dështonte për shkak të çështjes së ndërhyrjes së dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, që u bë objekt hetimi parlamentar dhe i policisë federale.

“Presidenti ka qenë i qartë me mua: “Mos lejo që kjo që po ndodh në skenën politike të të pengojë të bësh punën tëndë në këtë marrëdhënie”, deklaroi ai.

Ish-kreu i FBI, i cili u shkarkua papritur më 9 maj nga presidenti amerikan, do të merret në pyetje për çështjen shumë të diskutuar nëse presidenti, Donald Trump ka ushtruar presion ndaj FBI për të influencuar në hetimin e saj.

Presidenti amerikan hedh poshtë çdo ndërhyrje në FBI dhe përgënjeshtron një bashkëpunim me Moskën.

“Presidenti amerikan ka qenë shumë i qartë me mua për faktin se Rusia është një aktor i rëndësishëm botëror dhe sot marrëdhëniet tona janë të përkeqësuara”, shtoi ai.

“Ndërkohë presidenti më ka kërkuar të filloj një proces për riangazhimin në Rusi përsa i përket stabilizimit të marrëdhënieve me qëllim që mos të përkeqësohen më tej”, nënvizoi Tillerson.

Tillerson takoi në Zelandën e re kryeministrin, Bill English dhe homologun Gerry Brownlee.

Back to top button