Tirana nikoqire e “minishengenit ballkanik”

Takimit i bashkohet Mali i Zi, Kosova bojkoton takimin shkaku i Vuçiqit

Sot në Tiranë filloi takimi i Liderëve të Ballkanit perëndimor, që njihet si takimi i “mini-shengenit ballkanik”.  Përpos treshes Rama-Vuçiq-Zaev, në këtë takim  do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Malit të zi Gjukanoviq. Edhe kësaj radhe Kosova e ka bojkotuar këtë nismë. Presidenti Hashim Thaçi pasi i tha “jo” ftesës së Ramës deklaroi se derisa Serbia vazhdon të mohojë krimet e kryera ndaj qytetarëve të Kosovës dhe nuk e njeh Kosovën si shtet, iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta.

 

 

Back to top button