Tiranë, protestuesit djegin flamurin e Serbisë
Qindra qytetarë në Tiranë po protestojnë kundër vizitës në Shqipëri të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Ballkanit të Hapur.
Protestuesit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë djegur flamurin serb të vendosur në rrugë me rastin e vizitës së presidentit serb.
Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar qytetarëve të pranishëm në protestë. Ai ka shkuar fillimisht në selinë blu, e nga atje, është drejtuar me mbështetësit e tij drejt kryeministrisë, ku është paralajmëruar dhe mbajtja e protestës./21Media
