Tjetër aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë-Duhël.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Policia në ora 07:47 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël. Sipas njësisë policore në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është duke u marrë me procedurat në vend- ngjarje”, ka thënë Krasniqi./21Media

Back to top button