Tjetër sulm i armatosur në një shkollë, 8 të vrarë

Një sulm nga persona të armatosur të panjohur në një shkollë në provincën veriore të Pakistanit, Khyber Pakhtunkëa, ka lënë tetë të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur.

Sulmi ndodhi pas provimeve në një shkollë të mesme lokale.

Sipas oficerit të policisë së qarkut Muhammad Imran, të vdekurit përfshijnë pesë mësues dhe tre anëtarë të stafit mbështetës të shkollës.

Sipas Imran, ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes dhe hetimet janë duke u zhvilluar. Imran i tha CNN se policia dyshon për një këndvështrim sektar ndaj sulmit pasi të gjithë të sulmuarit ishin anëtarë të degës shiite të Islamit.

Rajoni ku ndodhi sulmi është i njohur për konfliktin mes sekteve islame sunite dhe shiite.

Presidenti pakistanez Dr Arif Alvi dënoi ashpër të enjten vrasjet.

Të mërkurën në Beograd një 13-vjeçar hyri në shkollë, i armatosur me dy armë dhe një “listë vrasjesh” – dhe qëlloi për vdekje tetë nxënës dhe një roje sigurie. Gjashtë fëmijë të tjerë mbeten në spital./21Media

Back to top button