​Togeri i FSK-së diplomon në SHBA

Toger Islam Bajramaj ka përfunduar me sukses kursin bazik për oficer të Këmbësorisë (IBOLC).

Kursi kishte për qëllim përgatitjen e oficerëve në teknikat dhe taktikat për të drejtuar dhe udhëhequr një togë.

Përveç ushtarakëve amerikanë, në kurs kanë marrë pjesë edhe ushtarakë nga Kosova, Bosnja e Hercegovina, Tailanda, Koreja e Jugut, Uruguai, Singapori, Libani dhe Hungaria.

Për shkak të rezultateve të treguara, toger Bajramaj ka marrë çmimin studenti më i mirë ndërkombëtar dhe ka hyrë në listën e komandantit, njofton FSK.

Back to top button