Tokio 2020, Musa Hajdari përfaqëson Kosovën në atletikë

 
Sporti i atletikës në Lojërat Olimpike, Tokio 2020 do të përfaqësohet nga Musa Hajdari, ku kjo do të jetë hera e dytë e tij në Lojërat Olimpike, që nga debutimi në Rio 2016.
Hajdari ka pranuar sot ftesën për ta përfaqësuar Kosovën në Tokio 2020.
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe Federata e Atletikës së Kosovës (FAK) pranuan ftesë sipas vendit të rezervuar për univerzalitet, ku do të garojë në disiplinën e vrapimit në 800 metra.
KOK-u ka 11 sportistë, përfshirë dy në kuadër të notit, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Tokio 2020 fillon më 23 korrik, dhe do të zhvillohet deri më datën 8 gusht.

Back to top button