Tom Holland nikoqir i Oscars 2022?

Edicioni i 94-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscars” – 2022, besohet se do të drejtohet nga aktori i njohur, Tom Holland.
Holland ishte ai i cili shprehu interesimin për të qenë nikoqir i kësaj gala mbrëmje.
Që nga viti 2018, “Oscars” nuk kishin një nikoqir.
Edhe pse kohë më parë, kur u pyet, Holland tha se është shumë i zënë kohëve të fundit dhe se nuk ka në plan diçka të tillë. Por, siç duket gjërat kanë ndryshuar dhe Holland ka pranuar të jetë nikoqir i mbrëmjes së madhe.
“Oscars 2022” do të mbahet më 27 mars./21Media

Back to top button