“Topi është në fushën e kreditorëve”

Greqia pret zhbllokimin për lehtësimin e borxhit

Qeveria greke e Aleksis Cipras pret tashmë zhbllokimin e një kësti tjetër të kredisë dhe një përpjekje të kreditorëve të Greqisë për lehtësimin e borxhit pas votimit nga Parlamenti të masave të reja shtrënguese.

“Topi është në fushën e kreditorëve, është radha e tyre të mbajnë angazhimet e tyre ashtu si bëmë ne”, deklaroi kryeministri, Alexis Tsipras, në përfundim të miratimit në Parlamnt të masave shtrënguese.

“Ne presim dhe meritojmë një vendim të hënë gjatë Eurogrupit (takim i ministrave të Financave të zonës euro) për zgjidhjen e borxhit publik që do të korrespondonte me sakrificat e popullit grek”, nënvizoi Cipras para medias.

Qeveria e Cipras bën përgjegjëse Gjermaninë për vonesat në negociatat për lehtësimin e borxhit grek, një çështje që Berlini nuk dëshiron ta thellojë disa muaj nga zgjedhjet legjislative gjermane.

Kërkuar nga kreditorët, BE dhe FMN, kjo paketë e re masash u votua vetëm nga koalicioni qeveritar, 153 deputetë të partisë së majtë radikale të Syrizas së Aleksis Cipras dhe të partisë së vogël sovraniste Anel, kurse 128 votuan kundër.

Back to top button