Topi i Artë 2025: Dembele fiton trofeun

(Lajm i përditësuar)
Dembele fiton Topin e Artë
Brohoritje nga publiku ndërsa sulmuesi i Paris St-Germain dhe Francës, Ousmane Dembele, shpallet lojtari më i mirë në botë.
Bonmati fiton Topin e Artë për Femra

Aitana Bonmati është fituese e Topit të Artë.
Bonmati u shpall futbollistja më e mirë në botë për herë të tretë rresht.
Bonmati luan për Barcelonën dhe është lidere e saj.
Paris Saint-Germaini klubi i vitit

Ashtu siç pritej, Paris Saint-Germaini, është shpallur klubi më i mirë i vitit.
PSG-ja fitoi titullin e kampionit në Francë dhe Ligën e Kampionëve për edicionin 2025/2026.
Fitoi po ashtu edhe Superkupën e Evropës.
Donnarumma, portieri më i mirë i vitit

Gianluigi Donnarumma është portieri më i mirë i vitit.
Donnarumma në ceremoninë Topi i Artë e fitoi Trofen Yashin për portierin më të mirë të ediconit 2024/2025. Ai e fitoi Championsin me PSG-në.
Tani është te Manchester City.
Ndërkohë Hannah Hampton e Chelseat është portierja më e mirë e edicionit të kaluar.
Enrique trajneri më i mirë i vitit

Luis Enrique është trajneri më i mirë i edicionit 2024/2025 në futboll.
Spanjolli Enrique e udhëhoqi PSG-në drejt triumfit në Champions.
Atij i ka takuar Trofeu Johan Cruyff në ceremoninë Topi i Artë.
Enrique ka fituar në konkurrencë me Antonio Conten, Hansi Flickun, Enzo Marescan dhe Arne Slotin.
Ai nuk është në Paris për të marrë çmimin, pasi aktualisht është duke drejtuar PSG-në. Ata po humbasin 1-0 në Marseille, rreth 20 minuta para fundit të ndeshjes.
Lopez, më e mira te futbollistet e reja

Një lojtare e Barceonës e ka fituar Trofeun Kopa për futbollisten më të mirë të re të vitit.
Bëhet fjalë për mesfushoren e Barçës Vicky Lopez 19- vjeçare.
Yamali e fiton Trofeun Kopa
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, është fitues i Trofeut Kopa, që i ndahet futbollistit më të mirë të ri të vitit.
Yamali fitoi në konkurrencë të fortë me yje tjerë të rinj. Ai u shpall më i miri prej të rinjve për herë të dytë rresht.
18-vjeçari udhëhoqi Barcelonën në edicionin e kaluar shumë të suksesshëm.
Kopa ndahet për futbollistin më të mirë më të ri se 21 vjet.
Nis edicioni i 69-të i Topit të Artë
Ka nisur në Paris ceremonia e 69-të e ndarjes së çmimit më prestigjioz në futboll, Topi i Artë.
Ceremonia glamuroze, e përcjellë në gjithë botën, ka nisur me një pikë artistike.