Tory Burch prezantoi koleksionin e ri të veshjeve në New York

 
 
Disenjatorja amerikane Tory Burch për koleksionin e ri vjeshtë-dimër 2022 realizoi veshje që mund të shfrytëzohen për ditë e për mbrëmje.
Këtë shou mode e ndoqën nga afërt një radhë personalitetesh botërore, në mesin e tyre aktorja Katy Holmes, Aimee Lou Wood e redaktorja e revistës Vogue Anna Wintour.
Holmes me këtë rast ka thënë se i pëlqen puna që bën Tory Burch, dhe është e lumtur që po e përkrah me pjesëmarrje në këtë ngjarje.
Në pyetjen se a mendon se New York po i kthehet normalitetit pas pandemisë, Holmes ka thënë se mendon se po, pasi që kufizimet po heqen gradualisht.
Aktorja Aimee Lou Wood medon se koleksioni i Burch është i lezetshëm, me një fjalë brilant. Ajo ka thënë se veshjet janë mahnitëse, të mira, dhe të rehatshme. Wood e ka pranuar se preferon të ndihet rehat me veshje, dhe koleksoni i Burch përfshinë  të tilla.
Aktorja Aimee Lou Wood në pyetjen nëse mendon se pandemia ka ndikuar që njerëzit të vishen me veshje të rehatshme në shtëpi, dhe të vazhdojnë me këtë trend, ka thënë personalisht në shtëpi gjatë pandemisë ka qëndruar vetëm me pizhama, e tani, të dalë dhe të vishet me veshje të tjera, duke iu përshtatur ambientit, është një përpjekje e madhe për të. Wood ka thënë se ende nuk ka veshur as xhinse, dhe nuk e di as ku i ka lënë.
E disenjatorja Burch ka thënë se gjatë pandemisë ka vërejtur se kur është fjala për gratë, ato nuk kanë rregulla të veshjes, se çfarë apo ku mund ti veshin ato. Vishen si mendojnë se është më mirë. Ajo për të ardhur në këtë përfundim ka përcjellë gratë në rrugët e New York, dhe ka parë se ato vërtetë veshin çfarë duan, kështu që edhe koleksioni i saj përfshinë veshje të disajneve të ndryshme, që përshtaten për  ditë e mbrëmje.
Sa i përket formave të veshjeve, Burch për realizimin e tyre ka thënë se është inspiruar nga ato të viteve të 80-ta, që përqendrohen në dekor postmodern, e që kanë forma asimetrike e ngjyra të hapura./21Media

Back to top button