Tottenhami fiton miqësoren ndaj Arsenalit
Dy skuadrat londineze Tottenhami dhe Arsenali i kanë provuar forcat përballë njëri-tjetrit në një ndeshje miqësore në prag të fillimit të edicionit të ri garues në Premierligë 2021/22.
Granit Xhaka startoi nga minuta e parë në këtë ballafaqim të cilin skuadra e tij e humbi me rezultat minimal 1-0.
Goli i vetëm në ndeshje u realizuar në minutën e 79’ të ndeshjes nga sulmuesi Son Heung Min që edhe ia siguroi fitoren Tottenhamit.
Asistues ishte Tanganga.