Tottenhami shkatërron Leicesterin

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Tottenhamit dhe skuadrës së Leicester Cityt, ku kjo e fundit ka pësuar humbje të thellë si mysafire.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Tottenhami e ka shkatërruar Leicesterin me rezultat të thellë 6:2.
Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi Youri Tielemans, i cili nga penalltia kalon Leicesterin në epërsi në minutën e 6’.
Kundërpërgjigja e Tottenhamit ishte e shpejtë, ku pas dy minutave lojë Harry Kane barazon rezultatin në 1:1.
Tottenhami vazhdoi presionin në “Dhelprat”, ku morri epërsinë në minutën e 21’ përmes mbrojtësit Eric Dier.
Por, Leicesteri gjeti rrugën drejt barazimit, ku James Maddison shënon në minutën e 41’ të ndeshjes për ta barazuar rezultatin në 2:2, gol ky i cili rezultoi të jetë i fundit për pjesën e parë.
Pjesën e dytë e nisi më mirë skuadra e Antonio Contes, ku gjeti edhe plot katër gola të tjerë për të siguruar tre pikët nga kjo ndeshje.
Heung-Min Son me tre gola (minuta 73’, 84’ dhe 86’) dhe Rodrigo Bentancur (minuta e 47’) vulosën fitoren 6:2 të Tottenhamit kundër Leicesterit.
Me pikët e reja, Tottenhami ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 17 pikë, aq sa ka edhe City në pozitën e parë, kurse Leicester vazhdon bilancin negativ të rezultateve, ku zë vendin e fundit me vetëm një pikë të arkëtuar.
Rezultati final 6:2 për Tottenhamin.

Back to top button