Tradita befasuese të propozimit për martesë në disa vende të botës 

Fejesa dhe martesa kryhen në mënyra të ndryshme sipas një vendi dhe kulturës së tij. Kështu, edhe pse ka disa ngjashmëri midis disa zakoneve ose traditave, çdo vend  madje edhe çdo rajon mund të ketë veçoritë e veta.
Dashuria është e pranishme në të gjithë botën dhe ndonjëherë mënyra se si shfaqet apo zyrtarizohet mund të jetë mjaft origjinale.
Më poshtë i gjeni disa gjëra rreth traditave të veçanta nga vende të ndryshme sa i përket propozimit për martesë. /21Media 
Franca 
Është zakon që unaza e përdorur në propozimin për martesë të jetë trashëgimi familjare e trashëguar ose e ofruar nga prindërit e dhëndrit. Pasi propozimi të jetë pranuar, nusja dhe dhëndri mund të vendosin nëse dëshirojnë të bëjnë disa ndryshime në unazë (në këtë rast ata duhet të kërkojnë autorizimin e familjes).

Emiratet e Bashkuara Arabe
Tradita në këtë vend është mjaft strikte dhe duhen ndjekur një sërë protokollesh dhe rregullash. Dhëndri duhet t’i shprehë ndjenjat dhe qëllimet e tij nënës së tij, në mënyrë që ajo t’i afrohet nënës së nuses dhe të kërkojë dorën e vajzës së saj për martesë.

Japonia

Ceremonia ku çifti fejohet zyrtarisht quhet yuino dhe konsiston në një takim mes dy familjeve. Gjatë këtij tubimi, ata shkëmbejnë 9 dhurata të mbështjella me letër orizi. Këto simbolizojnë ndjenjat dhe qëllimet e tyre të mira për martesën e ardhshme.


Meksikë
Propozimet për martesë në Meksikë përqendrohen rreth kërkimit të pranimit nga babai dhe familja e nuses. Për më tepër, është shumë e zakonshme që kërkuesi të mbajë një fjalim të shkurtër për historinë e dashurisë së çiftit dhe dëshirat e tij për martesën e tyre të ardhshme.

 Irlanda

Tradita irlandeze rrotullohet rreth një unaze të quajtur Claddagh , e cila ka një zemër me një motiv kurorë të mbajtur nga 2 duar të shtrënguara. Kjo është një bizhuteri plot simbolikë, me zemrën e drejtuar larg nga zemra e marrësit para dasmës, e cila më vonë kalon në drejtim të zemrës pas martesës.

 
Back to top button