Trafikonin emigrantë të paligjshëm nga Kuba dhe India, dy shtetas të Serbisë arrestohen në Maqedoni
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se mbrëmë janë arrestuar dy shtetas të Serbisë, pasi janë kapur duke trafikuar emigrantë, përcjell TV21.
“Tek pika pagesore Smokvicë mbrëmë në ora 21;30, nëpunës policor nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare dhe V.K. “Bogorodoicë” ka privuar nga liria F.D. (19) i cili drejtonte automjetin “Opel Vektra” me targa të regjistrimit të Shtipit dhe shoqëruesin 16 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Serbisë, sepse gjatë kontrollit në automjet janë gjetur nëntë emigrantë”, është bërë e ditur në njoftimin e MPB-së.
Nga ministria kanë shtuar se prej emigrantëve, gjashtë kanë qenë kubanë, ndërsa tre shtetas të Indisë, raporton TV21./21Media