Dyshimet janë se vdekja ndodhi gjatë natës

Dyshimet janë se vdekja ndodhi gjatë natës

Tragjedi në familjen e Ylber Totës në fshatin Ostren të Madh në Bulqizë. Tre pjesëtarët e saj, Rajmonda dhe dy fëmijët, Rudina dhe Fatjoni vdiqën si pasojë e helmimit nga bombola e gazit, ndërsa më e vogla, Merita po lufton me vdekjen.

40 vjeçarja dhe dy fëmijët e saj u gjetën të vdekur brenda në banesë, ndërsa vajza e tretë u dërgua në spitalin e Peshkopisë.

“Në  Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit”, njoftoi sot në mesditë policia.

Dyshimet janë se vdekja ndodhi gjatë natës, ndërsa një e afërme e tyre zbuloi sot në mëngjes (14 shkurt) tragjedinë në fshatin në kufi me Maqedoninë e Veriut. Vajza ndodhet në spitalin e Peshkopisë dhe është kërkuar një helikopter për të qëndruar në gadishmëri në rast nevoje.  Ylberi kryefamiljari ndodhet në Greqi për të siguruar të ardhurat familjare.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë, për tragjedinë reagoi dhe kreu i PD-se, Lulzim Basha. /oranews