Tragjedia në Lipjan, Prokuroria dyshon për dy vrasje dhe një vetëvrasje

(Lajm i përditësuar)
Tragjedia në Lipjan, reagon Kurti
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas vdekjes tragjige të tre antarëve të familjes Bekteshi nga fshati Rufc i Vjetër i Komunës së Lipjanit.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjes.
“Përtej rrethanave që do të sqarohen nga autoritetet, tronditje të tilla lënë boshllëk në zemrat e secilit prej nesh. Sot, jemi pranë familjarëve e miqve të viktimave.Familjes Bekteshi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe, sikurse edhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit.“, ka shkruar Kurti në Facebook.
Prokuroria deklarohet për krimin në Lipjan: Dyshohet për dy vrasje dhe një vetëvrasje
Prokuoria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimin lidhur me rastin në fshatin Rufc të Lipjanit ku janë gjetur të vrarë tre persona.
Zëdhënësjsa e kësaj prokuorie Laureta Ulaj për portalin rtv21.tv tha se dyshimet janë për vrasjen e dy personave si dhe një vetvrasjeje.
“Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, dyshimet çojnë drejt vrasjes së dy viktimave nga arma e zjarrit, si dhe një vetëvrasjeje (brenda familjes)”, tha Ula
“Lidhur me rastin i cili ndodhi sot në fshatin Rufc të Lipjanit, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti.”
Ajo po ashtu njoftoi se se trupat e pajetë do të dërgohen në IML për obduksion.
“Trupat e pajetë, me urdhër të Prokurores së Shtetit do të dërgohen në IML për obduksion, derisa veprimet hetimore do të vazhdojnë deri në zbardhjen e rastit në plotëni”, përfundoi Ulaj.
Gjenden tre persona të vdekur në Rufc të Lipjanit
Tre persona të vdekur janë gjetur pasditën e së premtes në fshatin Rufc të Lipjanit. Lajmi për portalin rtv21.tv u konfirmua nga zëdhënsja e policisë për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.
Ajo tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes , derisa vdekja e tyre është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Rrethanat e vdekjes ende nuk dihen
“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, njoftoi Ahmeti./21Media