Traileri i filmit “House of Gucci”

 
Kompania amerikane MGM lansoi trailerin e parë të filmit të ri “House of Gucci”. Ky film në të cilin me role kryesore paraqiten Lady Gaga e Adam Driver, bazohet në librin e vitit 2001, të titulluar “The House Of Gucci: A Sensational Story of Murder, Madness, Glamour, and Greed” të autores Sara Gay Forden.
Ai rrëfen tregimin se si ish gruaja e Maurizio Gucci-t, Patrizia Reggiani, bën komplot për ta vrarë burrin e saj, Maurizion. Rolin e Patrizias e luan Gaga e të Maurizios, Driver.
Maurizio ishte nipi i disenjatorit të famshëm Guccio Gucci-t. Në film përfshihen edhe skena nga shou mode të Guccit.
Në filmin “House of Gucci” me role paraqiten edhe një radhë aktorësh të tjerë të mirënjohur, si Al Pacino, Jared Leto, Jeremy Irons dhe Salma Hayek.
Skenarin e filmit “House of Gucci” e ka bërë Ridley Scott. Patrizia për komplotin e vrasjes së burrit të saj ka qëndruar në burg 18 vite, ku para se të lirohej nga burgu  mori nofkën Vejusha e Zezë.
Sa i përket Lady Gaga-s, kjo është paraqitja e saj e parë në film që prej paraqitjes në mjuziklin “A Star is Born”.
Filmi “House of Gucci”, në SHBA do të lansohet me 26 nëntor 2021./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=1bUvzEJVpb8

Back to top button