Traileri i filmit “Meg 2: The Trench”

Aktori Jason Statham lufton me peshkaqenë të mëdhenjë në filmin “Meg 2: The Trench”, traileri i të cilit u lansua.
Kësaj radhe, Stejdhem zhytet thellë nën ujë për tu përballur me peshkaqenë të mëdhenj parahistorik, si dhe disa krijesa të tjera.
Ky film është vazhdimësi e filmit origjinal Meg që u lansua në vitin 2018, e i cili fitoi deri në 530 milion dollarë në mbarë globin. Andaj realizimi i vazhdimësisë së tij u vendos falë suksesit që arriti.
“Meg 2: The Trench” bazohet në romanin e vitit 1999 “The Trench” të Steve Alten. Në të me role veç Statham paraqiten edhe Wu Jing, Sophia Cai, Page Kennedy e të tjerë.
Ai paraqet edhe tregimin për një grup shkencëtarësh të cilët bëjnë studime në mes të ujit. Derisa janë duke punuar, nëndetësja e tyre sulmohet nga një Megalodon, që është një lloj peshkaqeni i cili supozohet se është zhdukur.
Stejdhem bashkë me aktoren kineze Wu Jing hetojnë jo një por tre peshkaqenë në këtë pikë turistike.
Filmi “Meg 2: The Trench” do të lansohet në SHBA me 4 gusht 2023./21Media