Traileri i filmit të ri hindus “Brahmastra”

Traileri i filmit të ri hindus “Brahmastra Part 1: Shiva” sjell në ekran skena spektakulare me aktorët që paraqiten në të, si: Ranbir Kapoor, Alia Bhatt dhe Amitabh Bachchan.
Siç ka premtuar regjisori i tij, Ayan Mukerji, traileri i këtij filmi që është fantazi, ofron skena vërtetë mahnitëse për dashamirët e tij.
Traileri fillon me zërin e personazhit Big B, që flet për pesë elementet që ruajnë fuqitë në “astras” apo armë që prej kohërave të lashta. Ato janë fuqitë e Zotit të të gjitha armëve, që është Brahmastra.
Më pas paraqitet personazhi i Ranbir, Shiva. Ai më vonë takohet me Isha-n, që mëson për sekretin e Shivas. Ky sekret është se zjarri nuk e djeg atë.
Regjisori Ayan Mukerji në një deklaratë për media ka thënë se ky film shënon fillimin e një unuiversi të ri kinematik, të Astravers. Ai ka thënë se beson që Brahmastra është lloj filmi për të cilin India duhet të krenohet.
Sipas tij, Brahmastra prek në rrënjët e tyre, kremton për kulturën e tyre të pasur, dhe i çon para me teknologjinë e tyre.
Filmi Brahmastra do të lansohet në kinema më 9 shtator 2022, këtë në pesë gjuhë si hinduse, në Tamil, Telugu, Malayalam e Kannada.
Ky është filmi i parë në trilogun e planifikuar, të quajtur Astravers./21Media

Back to top button