Traileri i serialit “The Mandalorian”, sezoni tre

Traileri i serialit të ri të kompanisë Lucasfilm,”The Mandalorian”, sezoni i tretë, sjell skena nga sezoni i dytë i tij, dhe nga ato të sezonit të ri, e po ashtu nga seriali “The Book of Boba Fett”, që u shfaq premierë në Dizni+ në dhjetor të vitit të kaluar.
Personazhi Din Djarin apo Mando, bashkohet me Grogu-n pasi që dëbohet nga një grup luftëtarësh Mandalorian.
Në trailer paraqitet edhe kthimi i Mando-s në Mendellore, ku Bo-Katan Kryze prêt në krye të fronit, dhe ku duket qartë se nuk është i kënaqur me rrjedhën e gjërave.
Në përgjithësi, sezoni i tretë i “The Mandalorian” premton për dashamirët e tij shumë skena aksion.
Në rolin kyresor luan sërish aktori Pedro Pascal. Me role të tjera do të paraqiten edhe: Katee Sackhoff, Greef Karga, Omid Abtahi, e të tjerë.
Seriali “The Mandalorian” sezoni III do të lansohet vitin e ardhshëm. Nuk është bërë e ditur data e saktë e lansimit të tij./21Media

Back to top button