Traileri i serisë “Dexter”

 
Aktori Michael Hall, i cili veçohet për rolin e vrasësit serik në serinë Dexter, u kthye sërish me rol në këtë seri vazhdimësi.
Ai në fund të serisë së mëparëshme mashtron kinëse është i vdekur.
Seria e parë Dexter u transmetua në Showtime. Ajo u debutua në vitin 2006, dhe pas tetë sezonesh përfundoi në vitin 2013.
Brenda më pak se një dekade pasi që përfundoi, Hall tregoi se është i gatshëm të paraqitet me rolin e tij sërish, si dhe të bashkëpunojë me ralizuesit e serisë, Clyde Philips dhe Marcos Siega. Të dy u kthyen që të realizojnë dhjetë seritë vazhdimësi, të cilat u pagëzuan “Dexter: New Blood”.
Philips në një deklaratë ka thënë se ka kaluar kohë që prej përfundimit të sezonit të tetë të serisë Dexter, e sezoni i nëntë e sjell Dexterin në një botë tjetër, larg Miamit.
Ai ka thënë se përfundimi i serive të mëparshme ka zhgënjyer një pjesë të madhe të fansave të tij, andaj mendon se realizimi i serive vazhdimësi është me rëndësi.
Në seritë e reja luan edhe një aktore e re. Ajo është Julia Jones, e cila luan rolin e Angelas, shefes së parë të policisë në Amerikë, në New York.
Angela kryqëzon rrugët me vrasësin serik. Ajo paraqitet të jetë në dashuri me Dexterin.
Seritë e sezonit të parë të serisë Dexter u bazuan në serinë e romanit Darkly Dreaming Dexter të vitit 2004, të autorit Jeff Lindsay.  E seritë e sezoneve të tjera u zhvilluan pa u varur në punën e Lindsit.
Gjatë viteve, ato u vlerësuan edhe ndërkombëtarisht. Dexter u nderua me dy çmime Golden Globes, për paraqitjet e aktorëve Hall dhe John Lithgow.
Në prill të 2013-tës, Showtime bëri të ditur se sezoni i tetë do të ishte i fundit i kësaj serie.
Por në tetor të 2020-tës, u bë e ditur se Dexter do të kthehej sërish në skenë me dhjetë episode të limituara.
Këto seri do të shfaqet premierë me 7 nëntor 2021./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=Cxz4n7oV9FE

Back to top button