Trajkoviq: Një ‘superfanse’ e Radoiçiqit në ekipin menaxhues për Asociacionin

Kryetarja e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve, Rada Trajkoviq, ka reaguar pasi që është publikuar dokumenti se deputetja e partisë së presidentit serb, Vuçiq është pjesë e ekipit menaxhues për Asociacionin, të cilën e kishte emëruar ish-ministri Goran Rakiq nga Lista Serbe.
Trajkoviq në Twitter ka shkruar se ajo, udhëheq ekipin për hartimin e statutit të Asociacionit. Ajo ka thënë se është e tmerrshme se në fatin e kujt kanë mbetur serbët. ‘’Dhe pastaj pyetjet se pse puna me Asociacionin po ngec”, ka përfunduar ajo.
Ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, sot ka publikuar tri vendime të qeverive të kaluar për “Ekipin menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
Në një postim në Facebook ai ka shkruar se këto vendime i ka bërë publike pasi si ministri kanë marrë shumë pyetje dhe kërkesa për qasje në dokumente publike lidhur me këto vendime.
Sipas Krasniqit “nga përbërja fillestare vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar; Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq”.
Tutje Krasniqi ka shtuar se më 18 prill i është drejtuar me ftesë për takim këtij Ekipi, por se ende nuk ka marr përgjigje./21Media