Trajnerja gjermane përjashtohet nga Lojërat Olimpike
Një trajnere gjermane është përjashtuar nga Lojërat Olimpike për shkak që u shfaqë duke goditur një kalë gjatë garës në Lojërat Olimpike 2020.
E gjitha erdhi si rezultat pasi kali refuzoi të hidhej.
Trajnerja Kim Raisner u dëgjua në televizion gjatë kohës sa po i thoshte atletes Annika Schleu e cila po qante, “të godasë” kalin pasi ajo kishte probleme ta menaxhonte kontrollin mbi të.
Atletët kanë vetëm 20 minuta kohë për tu njoftuar me një kalë të cilin nuk e kanë parë kurrë më parë, por kjo rezultoi e pasuksesshme për Schleu.
“Veprimet e saj janë kundër rregullave të garës së UIPM, të cilat janë të njohura për të gjitha garat në pentalion, përfshirë edhe Lojërat Olimpike. Bordi ekzekutiv i UIPM i ka dhënë një kartë të zezë trajneres gjermane, gjë që e diskulaifikoi nga Lojërat Olimpike”, u tha në një komunikatë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?