Kaloni te përmbajtja kryesore

Transaksione më të shpejta e të lira në gjithë BE-në, Shqipëria pjesë e skemës SEPA

Shqipëria, Moldavia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut iu bashkuan Zonës së Vetme të Pagesave në Euro ose SEPA, duke mundësuar transaksione financiare më të shpejta dhe më të lira në të gjithë BE-në.

Komisioni Evropian njoftoi të enjten se Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Moldavia i janë bashkuar zyrtarisht ekosistemit të transaksioneve financiare të Evropës, SEPA-s, pasi 40 banka në të katër vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE u pranuan në skemë.

Duke iu bashkuar SEPA-s — shkurtim për Zonën e Përbashkët të Pagesave në Euro — katër vendet dhe BE-ja do të kenë qasje në transaksione financiare më të shpejta dhe më të lira, duke kursyer potencialisht deri në 500 milionë euro për individët dhe bizneset, tha ekzekutivi i BE-së.

Këshilli Evropian i Pagesave e mori këtë vendim pasi kuarteti hyri në fushëveprimin gjeografik të SEPA-s midis nëntorit 2024 dhe marsit të këtij viti, tha Komisioni në një deklaratë.

Në fjalimin e saj në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë të hënën, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen vlerësoi anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA si një shembull konkret të integrimit financiar me BE-në, transmeton EuroNews Albania.

“Që nga java e kaluar, kompanitë në Shqipëri mund të dërgojnë para në BE dhe të marrin para me kosto shumë të ulëta”, tha von der Leyen.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button