​Transferimi i Paquetas te City afër dështimit

Kalimi i Lucas Paquetas te Manchester City nga West Hami është afër që të dështojë, bën të ditur “90min”.

City bëri një ofertë prej 81 milionë eurosh për Paquetan, por që u refuzua menjëherë nga West Hami në fillim të muajit.

Pavarësisht ofertës së refuzuar, të dy klubet nuk i ndalën bisedimet, me qëllimin e vetëm për të gjetur akordin.

Fituesi i tripletës së sezonit të kaluar ka qenë duke e përgatitur një ofertë më të mirë, por bisedimet momentalisht kanë ngecur. Oferta ende nuk është bërë sepse transferimi tani thuhet se mund të dështojë.

Asnjëri nga klubet nuk është larguar nga bisedimet, sidoqoftë, gjërat nuk janë duke përparuar. Problemi kryesorë thuhet të jetë çmimi prej 100 milionë eurosh që po e kërkon West Hami.

Back to top button