Transportonte 16 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 26-vjeçari

 

 

Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar shtetas të huaj për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.

Të arrestuarit janë një 26 vjeçar dhe një 27 vjeçar, i cili dyshohet si ndihmës i tij.

Në momentin e ndalimit, 26 vjeçari ishte duke transportuar 16 emigrantë me mjetin e tij.

Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin furgon tip “Citroen” që e drejtonte pa leje drejtimi 16 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së“, ka njoftuar Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Back to top button