Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet një 30 vjeçar
Një 30 vjeçar u arrestua sot në Gjirokastër pasiqë transportonte katër emigrantë të paligjshëm.
“Arrestimi i shtetasit I. T. u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Tepelenë-Levan, në vendin e quajtur Krahës, duke transportuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.”, u bë e ditur në njoftim.
Policia e Shtetit informoi se u sekuestruan: një autojet, dy aparate celulare dhe një shumë e parave.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./21Media