Travis Barker thyen heshtjen pas problemeve me shëndetin

Travis Barker dhe Kourtney Kardashian kanë thyer heshtjen pas “një jave të frikshme dhe emocionale”.
“Unë hyra për një endoskopi të hënën duke u ndjerë mirë. Por pas darkës, pata dhimbje torturuese dhe që atëherë jam shtruar në spital”, ka thënë Barker.
Bateristi i Blink 182 shpjegoi se gjatë endoskopisë së tij, atij iu hoq “një polip shumë i vogël pikërisht në një zonë shumë të ndjeshme, zakonisht të trajtuar nga specialistë, i cili fatkeqësisht dëmtoi një tub kritik të drenazhit të pankreasit”.
“Kjo rezultoi në pankreatit të rëndë kërcënues për jetën. Jam shumë mirënjohës që me trajtim intensiv aktualisht jam shumë më mirë”, shkroi më tej ai.
Barker dhe Kardashian u martuan zyrtarisht në maj dhe organizuan një festë luksoze në Portofino, Itali.
“Oh sa javë e frikshme dhe emocionale ka qenë. Shëndeti ynë është gjithçka dhe ndonjëherë ne e marrim të mirëqenë se sa shpejt mund të ndryshojë. Jam shumë e prekur dhe mirënjohëse. Jam mirënjohëse për specialistët, mjekët dhe infermierët tanë në Cedars Sinai për kujdesin kaq të mrekullueshëm për mua dhe burrin tim gjatë qëndrimit tonë”, u shpreh Kourtney./21Media

Back to top button