Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani vdiqën në Shqipëri

 

Kanë vdekur në Shqipëri tre anëtarë të familjes Haliti nga komuna e Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familje Haliti pas humbjes tragjike të tre anëtarëve në Shqipëri.

Haziri ka apeluar që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Shqipërisë.

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telergram./21Media

Back to top button