Tre anëtarë të një familje në Shtime dërgohen në Emergjencë, Policia jep detaje

Një rrahje ka ndodhur sonte mes tre anëtarëve të një familje në rrugën ,,12 Qershori” në  Shtime.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli për portalin rtv21.tv tha se të lënduarit pasi kanë pranuar ndihmë mjekësore në QMF në Shtime, janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Ferizajt.

“Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje,  kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli./21Media

Back to top button