“Tre muaj ditë s’e kemi pa…”, Artan Thaçi kujton kohën kur Cima ishte në kulmin e karrierës

Artan Thaçi, djali i aktorit të njohur Cima ishte i ftuar në emisionin Ftohtë e Nxehtë në RTV21 ku ai ndau disa momente të veçanta kur i ati ishte në kulmin e karrierës, po ashtu ai kujtoi pak edhe fëmijërinë e tij.
‘’Ka pas raste që nuk e kam pa babën tre muaj edhe atëherë ka qenë ndryshe për me komuniku, mirëpo tani kur jemi taku ka qenë gëzim i madh po edhe babi ka qenë tip që është mërzit nëpër turne se ishte tip shumë i lidhur me familjen, e ka fillu edhe e ka mbaru ditën veç me ditë se a jemi mirë nëse babi ka thirr në telefon nuk i ka zgjat telefonata me shtatë sekonda ka përfundu veç ka dashtë me ditë se a jemi mirë”, tha ai.
Artani po ashtu kujtoi edhe fëmijërinë e tij.
‘’Sa i përket fëmijërisë në pjesën e shoqnisë kemi qenë edhe anej edhe knej se ka pas edhe momente kur jemi konë edhe të bullizuar mirëpo prapë se prapë prindërit i kemi pas afër edhe i kemi tejkalu krejt lehtë kjo është veç një pjesë e vogël se më shumë kemi pas shoqni të mirë”, tha ai.