Kaloni te përmbajtja kryesore

Tre njerëz të vrarë pas sulmeve në qendër të Izraelit

Tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në atë që policia thotë se është një sulm i dyshuar terrorist në qytetin qendror izraelit Elad.
Dy sulmues – njëri i armatosur me armë zjarri, tjetri me sëpatë – shënjestruan kalimtarët në një park në qytet, raportojnë mediat izraelite.
Të dyshuarit janë ende në arrati, transmeton rtv21.tv.
Sulmi erdhi pasi Izraeli shënoi Ditën e Pavarësisë, një festë publike që shënon themelimin e vendit.
Ky sulm vjen edhe pas sulmeve vdekjeprurëse që janë kryer nga palestinezët dhe arabët izraelitë në ditët e fundit, duke shënuar periudhën me sulmet me të përgjakshme në Izrael prej vitit 2006.
Të paktën 15 persona janë vrarë në Izrael dhe Bregun Perëndimor në javët e fundit.
Izraeli është përgjigjur duke bastisur qytezat palestineze, veprime që kanë nxitur përleshje dhe kanë rezultuar me viktima.
Ka pasur gjithashtu përleshje të dhunshme në kompleksin e Xhamisë al-Aksa në Jerusalem, një vend ndezjeje që është thellësisht i rëndësishëm për myslimanët dhe hebrenjtë, të cilët e njohin atë si Mali i Tempullit.
Autoritetet lokale në Elad kanë urdhëruar banorët të qëndrojnë brenda.
Shumica e popullsisë së qytetit janë anëtarë të komunitetit hebre ultra-ortodoks të Izraelit.
Izraeli mban ceremoni përkujtimore çdo vit përpara Ditës së Pavarësisë, duke shënuar humbjet e tij gjatë luftës.
Shteti hebre u themelua më 14 maj 1948 dhe përvjetorët llogariten në përputhje me kalendarin hebraik.
Më 15 maj, palestinezët shënojnë krijimin e Izraelit me një ditë zie të quajtur al-Naqba, arabisht për “katastrofë”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button