Tre persona bëhen për spital pas një mosmarrëveshjeje në lift

Tre persona janë rrahur në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje në liftin e një objekti banesor.

Tre të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor, dy prej tyre janë arrestuar.

“Të dyshuarit si pasoj e lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Policia.

Me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button