Tre persona humbën jetën nga COVID-19 në Shqipëri

Tre qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Shqipëri.
Janë kryer 7 mijë e 256 testime, nga të cilat janë konfirmuar 1 mijë e 54 raste të reja me COVID-19.
Rastet pozitive janë në këto bashki: 303 raste në Tiranë, 157 raste në Shkodër, 60 raste në Durrës, 47 raste në Vlorë, 42 raste në Lezhë, 38 raste në Kavajë, 31 raste në Kurbin, 26 raste në Lushnje, Elbasan, 24 raste në Korçë, 22 raste në Fier, Sarandë, 21 raste në Berat, 17 raste në Gjirokastër, 15 raste Malësi e Madhe, Krujë, 13 raste në Kamëz, Bulqizë, 12 raste në Rrogozhinë, Mat, 11 raste në Peqin, 10 raste në Kukës, 8 raste në Dibër, Divjakë, 7 raste në Himarë, Pogradec, Kuçovë, Prrenjas, 6 raste Vau i Dejës, Patos, Tepelenë, Cërrik, 5 raste në Memaliaj, Dimal, Librazhd, 4 raste në Has, Tropojë, Përmet, Gramsh, 3 raste në Shijak, Konispol, 2 raste në Mirditë, Vorë, 1 rast në Pukë, Fushë-Arrëz, Mallakastër, Selenicë, Këlcyrë, Devoll, Skrapar, Poliçan.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 469 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133 mijë  e801 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht janë 10 mijë 88 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar./21Media
 

Back to top button