Tre persona u arrestuan për falsifikim të parasë
Policia ka informuar se dje në Prishtinë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se në bashkëveprim dhe në vazhdimësi nga muaji gusht 2021, kanë vënë në qarkullim para të falsifikuara (kartëmonedha në vlerë 500 euro).
“Janë kontrolluar shtëpitë e dy prej të dyshuarve, një lokacion në regjionin e Prishtinës dhe një lokacion në regjionin e Gjilanit dhe janë sekuestruar tre telefona celular.”, ka informuar policia.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë./21Media