Tre persona u arrestuan për falsifikim të parave
Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Mitrovicë, pas hetimeve paraprake, ka realizuar sot një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre presonave B.M., M.Sh., F.K., ndërsa Sh.D., gjendet në arrati.
Tre të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se janë të përfshirë në veprën penale falsifikim i parasë. Në proces hetimor është kryer urdhër-kontroll në tre lokacione dy në Prizren dhe një në Mitrovicë.
Hetuesit policorë si provë materiale kanë sekuestruar 3 x 500 euro, gjithsej 1500 euro, 320×100 dollarë amerikan dhe 160×50 dollarë amerikan gjithsej 40.000 dollarë, tre telefona mobilë, pasaporta dhe dokumentet identifikuese të të dyshuarve dhe dy veturat e përdorura nga të dyshuarit.
Për detajet tjera policia do të dalë me informacione shtesë.