Tre persona u bënë për spital nga shpërthimi i bojlerit në Skenderaj

Tre persona janë lënduar sot si pasojë e shpërthimit të bojlerit në një shtëpi, në fshatin Polac të Skenderajt. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Sipas mjekut, lëndimet janë të natyrës së lehtë dhe pas tretmanit, të lënduarit janë liruar në shtëpi.
“Rasti është raportuar në polici rreth orës 06:38, ku informata e pranuar ka qenë për një shpërthim në një shtëpi në fshatin Polac të Skenderajt. Policia i është përgjigjur thirrjes dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe sipas informatave që kanë pranuar shpërthimi ka ardhur nga bojleri i shtëpisë. Si pasojë e shpërthimit, tre persona kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.”, ka bërë të ditur Prekazi për rtv21.tv
Policia në koordinim me prokurorin janë duke hetuar rrethanat e shpërthimit./21Media

Back to top button