Tre policët e lënduar nga aksidenti në Çubrel janë transferuar në Klinikën e Ortopedisë

Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmë në fshatin Çubrel të Skenderajt. Ndërsa po ashtu nga ky aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe pesë persona të tjerë, katër prej të cilëve janë zyrtarë policorë.

Lidhur me gjendjen e tre të lënduarve, detaje ka dhënë drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës Emergjente Naser Syla.

Syla për portalin rtv21.tv ka deklaruar se gjendja e tyre është stabile dhe pas transferimit të tyre në Klinikën e Ortopedisë ata kanë marrur ndërhyrje kirurgjike.

“Janë transferuar në Klinikën e Ortopedisë. Gjendja është stabile. Është kryer ndërhyrje kirurgjike nga ortopedët. Pastaj i kemi transferuar në ortopedi për vazhdim të trajtimit”, tha Syla. /21Media

Viktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe

Kurti për aksidentin në Skenderaj: Shumë shpejt do të kemi pasqyrë më të plotë mbi rastin

Tri viktima nga aksidenti në Skenderaj, pesë të lënduar – katër prej tyre policë

Back to top button