Tre qytetet ku dielli nuk do të lindë më deri në vitin 2022

2 min read

A nuk ka më vapë?, është pyetja që lind kur flitet për ardhjen e ‘Natës Polare’.

Sipas National Geographic, nata polare është një fenomen i shkaktuar nga animi i boshtit të Tokës, në të cilin mungesa e dritës së diellit zgjat më shumë se 24 orë në Rrethin Arktik dhe Antarktik.

Gjatë natës polare, Dielli nuk arrin një lartësi të mjaftueshme për t’u shfaqur mbi horizont në rajonet më afër poleve, duke shkaktuar javë dhe madje muaj errësirë.

Ja tre qytete që do të jenë “pa diell” deri vitin e ardhshëm:

– Barrow, Alaska
Zyrtarisht njihet si Utqiaġvik. Është një qytet i vendosur në veri të Alaskës.
“Ndryshe nga perëndimi i diellit në pjesën tjetër të globit, ky qytet, i konsideruar si një nga vendbanimet më veriore të njerëzve në botë, i kanë thënë lamtumirë dritës së diellit në fund të nëntorit, një lamtumirë që zgjat për 66 ditë, derisa Dielli të arrijë sërish horizontin e 23 janarit të vitit pasardhës”, thotë media e sipërpërmendur.

-Tromso
Qyteti norvegjez i njohur gjerësisht si ‘kryeqyteti kulturor’ i Arktikut. Ky qytet i ka thënë lamtumirë rrezeve të diellit më 27 nëntor dhe nuk do të ketë rreze dielli deri më 15 janar të vitit të ardhshëm.

– Murmansk
Sipas National Geographic, Murmansk është qyteti më i madh në Rrethin Arktik. Qyteti rus ka pothuajse 300 mijë banorë, ku nata polare zgjat nga 2 dhjetori deri më 11 janar, afërsisht 40 ditë pa rrezet e diellit./21Media