Tre të arrestuar në Kumanovë, Dimovski: Grupi kishte planifikuar sulme nëpër disa objekte

 

Në një aksion policor në mëngjesin e djeshëm në qytetin e Kumanovës  janë arrestuar tre persona.

Sipas policisë aksion kanë ndërmarrë në disa lokacione ku kanë gjetur armë dhe disa pajisje tjera u sekuestruan.

Nga Agjencia për siguri kombëtare thonë që bëhet fjalë për ish-anëtarë të strukturave të armatosura nga Lindja e Afërt. Sipas drejtorit të agjencisë Viktor Dimovski ky grup ka mbledhur armë dhe materiale, me qëllimin për t’i përdorur ato për sulme në objektet në vend.

 “Gjatë ditës së djeshme, me një aksion të koordinuar me Ministrin e Punëve të Brendshme dhe agjencinë për siguri kombëtare dhe prokurorin publike.

Janë hequr nga liria një grup terroristë ku kemi pasur dijeni janë organizuar dhe janë furnizuar me sasi armësh dhe materiale plasëse me çka ti përdorin për dëmtime të objekteve vitale në vendin tonë hetimi ende po vazhdon”, tha Viktor Dimovski, drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare.

Nga Ministria e Brendshme thonë që gjatë bastisjes janë gjetur pesë pushkë automatike, 30 plumba, tre granatahedhëse si dhe siguresa për pesë granata dore me siguresa.

Dhe është gjetur një shami me mbishkrimin ISIS, thonë nga MPB.

 “MPB ka parashtruar kallëzim penal deri te Prokuroria themelore publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsion kundër B.A. (28) nga Kumanova, i cili qëndron në Shkup, për veprën penale “Organizim terrorist” vepër penale e dënueshme sipas nenit 394-a, paragrafi 1 dhe “terrorizëm” neni 394-b paragrafi 6, si dhe kundër B.A.(22) dhe E.L.(25) të dy nga Kumanova për veprën penale “Organizim terrorist” vepër penale e dënueshme  sipas nenit 394-a, paragrafi 2 dhe “terrorizëm” neni 394-b paragrafi 6”, thonë nga MPB-ja.

Sipas Prokurorisë Publike, pas njohurive informative bashkë me agjencinë për siguri kombëtare dhe Ministrinë Brendshme kanë ndërmarrë aksionin e djeshëm.

Të arrestuarit janë në paraburgim 30 ditor që dje u arrestuan në Kumanovë./21Media

https://www.youtube.com/watch?v=As8eYgZjGRY&feature=emb_title

Back to top button