Tre të arrestuar për grabitje në Prizren

Tre persona të dyshuar janë arrestuar pas zhvillimit të hetimeve lidhur me një rast grabitjeje, në Prizren.
Organet e rendit kanë bërë të ditur se nga të dyshuarit janë konfiskuar dy revole, maska, dorëza dhe rroba që dyshohet se janë përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.