Tre të arrestuar për vjedhje në Prishtinë

Policia e Kosovës, të premtën mbrëma ka arrestuar tre persona të dyshuar për dy raste të vjedhjeve.
Policia bën të ditur se rastet kanë ndodhur mbrëmë në lagjen Mati në Prishtinë, ku nga dy vetura të ndryshme, janë vjedhë 4 llaptopë, 2 telefona etj.
“Ka qenë reagimi i shpejtë i zyryarëve policor ai që ka mundësuar që vetëm disa minuta pas raportimit të rasteve, të identifikohen dhe arrestohen tre personat e dyshuar:
– D. M, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
– E.B,, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– A.B,mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja e një vendbanimi ku janë gjetë dhe sekuestruar tre llaptopë dhe gjësende të tjera që mund të ndërlidhen me rastet.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se personat e arrestuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore para se rastet të procedohen më tej.