Tre të arrestuar për vrasjet në Gllogjan
Janë arrestuar tre persona të dyshuar që kanë të bëjnë me vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit. Në konferencë për media, Agim Kurmehaj, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë, ka konfir
Janë arrestuar tre persona të dyshuar që kanë të bëjnë me vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.
Në konferencë për media, Agim Kurmehaj, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë, ka konfirmuar se pas një hetimi intensiv mbi dy javë kanë arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë, më 26 nëntor.
Ai ka bërë të ditur se prokurorja e çështjes ka lëshuar vendimin për ndalim për 48 orë për të arrestuarit, ndërsa për shkak të ndjeshmërisë tha se nuk mund të jepet asnjë detaj tjetër.
Më 26 nëntor, si pasojë e të shtënave në drejtim të një autobusi në Gllogjan mbetën të vdekur shoferi dhe dy nxënës./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






