Tre të lënduar në dy aksidente në rrugën Pejë-Prishtinë

Tre persona janë lënduar në dy aksidnete që kanë ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën Pejë-Prishtinë.

Policia e Kosovës njoftoi për emdiat se njëri aksient ka ndodhur në orën 22:10 ku janë përfshirë dy automjete, me ç’rast dy persona kanë mbetur të lënduar.
Derisa pas 15 minutave ka ndodhur aksidenti tjetër ku katër automjete janë aksidentuar dhe një person ka mbetur i lënduar.

“Policia është marrë me këto raste të aksidenteve dhe hetimet lidhur me shkaktarët e këtyre aksidenteve janë në proces nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftimin policor.

Back to top button