Tre të lënduar në një aksident mes tri veturave në rrugën Mitrovicë – Pejë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në mes tri veturave sot në rrugën Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Broboniq.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot  rreth orës 13:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Pejë, në segmentin rrugor në fshatin  Broboniq. Në aksident janë përfshirë tri vetura, përveq dëmeve materiale lëndime kanë pësuar tre persona”, tha Zahiti. /21Media

Back to top button