Tre të lënduar në një aksident në Prishtinë, policia ndan detajet

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti me dëme materiale pranë Gërmisë.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku”, tha Ahmeti.

Tutje Ahmeti bëri të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, përfundoi Ahmeti. /21Media

Back to top button