Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Gjilan-Prishtinë

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të dielën në fshatin Parallovë, në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete ndërsa të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Me datën 09.03.2025 në orët e pasdites ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Parallovë rruga Gjilan Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Përpos dëmeve materiale, lëndime trupore kanë presuar tre persona të cilët janë duke marrë tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Gjilan jashtë rrezikut për jetë në bazë të raportit të mjekut. Hetues policor të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rrethanat e aksidentit”, tha Hashani. /21Media

Back to top button